iWinds Finance

iWinds Finance është program / aplikacion i dedikuar për financa të cilin ne e quajmë solucion total sepse i ka të gjitha mund të integrohet horizontalisht dhe vertikalisht në ndërmarrje te cilat mund të jenë të fokusuara në një fushë të caktuar ose ofrojnë diversitet në produktet dhe shërbimet e tyre.

I ndërtuar në bazament të fortë UNIX dhe me kod burimor të hapur (open source) mund të implementohet sipas nevojës së bizneseve sepse është modular mund te implementohet vetëm çka ju nevojitet.

Funksionet në pika të shkurtra:

  1. Klientët dhe furnitorët – ndërton një listë të klientëve dhe furnitorëve duke i specifikuar edhe nëse një pale e trete është klient dhe furnitor ne te njëjtën kohe ku me një klik mund te merrni një raport te detajuar rreth furnizimit dhe shitjes dhe aty si financiare ashtu edhe materiale
  2. Produktet dhe shërbimet – mund te regjistroni produkte dhe sherbime ne te njejten kohe, gjithashtu shërbimet nese jane sherbime me afate kohore p.sh. javore, mujore ose vjetore mund te specifikohet datat e fillimit dhe mbarimit, sa i perket produkteve ka te implementuar depon e cila ju paraqet listen e stokut ne çdo kohë dhe nese keni me shume se nje depo mjafton nje klik dhe regjistroni tjera ne lokacione tjera, gjithashtu lëvizja e brendshme e produkteve nga nje depo ne tjetrën mund te behet me një klik, pra ne çdo kohë mund te keni nje raport te detajuar te mallit dhe lokacionit ku gjendet.
  3. Faturimi, ofertat dhe fletedergesat – mund te faturoni ad-hoc dhe përmes sistemit te ofertave, porosive te mallit, gjenerimin e fletedergeses me sistem INCOTERMS te integruar ne aplikacion.
  4. Prodhuesit mund te kalkulojne koston e prodhimit duke u bazuar ne blerjet nga furnitoret te cilat janë regjistruar ne aplikacion.
  5. Rrjedha e parasë – janë te implementuara bankat, arkat etj. Mund te ceken shënime për secilin klient apo furnitor ne rast pagese cila banke, numri i transaksionit, njëjtë vlen edhe për arkat te cilat cekun paranë kesh dhe ose pagesat përmes pos terminaleve dhe ose vPOS i cili ofrohet nga ne, është shërbim i veçantë por mund te implementohet me lehtësi edhe në iWinds Finance.
  6. Menaxhimi i dokumenteve – çdo faturë, ofertë fletëdergese ka nje numer unik dhe si i tille ruhet ne aplikacion ne formatin PDF, ketu mund te klienti dhe furnitori gjithashtu te ruhen kontratat, faturat, ofertat dhe fletëpagesat e bankave ky modul quhet DMS (Document Management System) sistem per menaxhimin e dokumenteve.

 

Implementimi i softuerit / programit / aplikacionit behet ne dy mënyra:

Instalim ne pajisjet e ndërmarrjes suaj, konfigurim i moduleve sipas kërkesës, trajnim i stafit dhe dorëzimi i tij te klienti, ne momentin e dorëzimit ne ofrojmë përkrahje teknike 24/7 përmes telefonit, e-mail ose duke ju vizituar ne ndërmarrjen tuaj për një periudhë kohore 1 muaj nga data e dorëzimit, pas skadimit te një muaji prape ju ofrojmë përkrahje teknike përmes telefoni ose e-mail edhe për 3 muaj tjerë, pas skadimit te 3 muajve prape ofrojmë përkrahje por kundrejt një pagese fikse e cila behet sipas marrëveshjes.

Çmimi i aplikacionit në këtë rast është fiks dhe paguhet vetëm një herë, varion nga modulet dhe funksionet që dëshiron ti aktivizoni, nuk i skadon afati dhe vlen për sa kohë jeni në biznes.

Implementimit në infrastrukturën tonë, në këtë rast përfitoni përkrahje teknike te pakufizuar, ruajtje e shënimeve tuaja ne serverë të cilët monitorohen 24/7, janë ne një nivel sigurie ushtarake, ne aktualisht kemi partneritet me dy ndërmarrje njëra në Zvicër dhe tjetra në Gjermani me një stabilitet pune 99.9% të garantuar.

Ju përfitoni gjithashtu edhe përditësime te reja pa pagesë te cilat mund të përmirësojnë funksionet ekzistuese dhe të ofrojnë funksione te reja, pa me një fjalë ne kujdesemi për të gjitha që implementimi të funksionoj pa asnjë problem. E vetmja gjë që ju nevojite të keni PC, Telefon dhe Tablet dhe te ketë qasje në internet dhe mund te vazhdoni punen nga çdo paisje e kyçur në internet, pra edhe gjatë udhëtimeve mund të kontrolloni shitjet në biznesin tuaj.

Ky variant i implementimit ofrohet ne formën e marrjes me qera / leasing i cili faturohet ne baza vjetore, ne momentin e implementimit është një  pagese e njëhershme pra paguhet vetëm një herë e cila varion ne bazë të kërkesave dhe moduleve për implementim. Pra ky variant bazohet në kontratë të rregullt, në rast që klienti shkëput kontratën në mënyrë të njëanshme shënimet në serverët tonë do ti dorëzohen klientit në format që mund ti përdor tutje për nevojat e tij dhe gjithashtu ne prezencën e tij kundrejt një deklarate me shkrim do të fshihen shënimet ne mënyrë që të evitohet ndonjë keqkuptim nga të dyja palët.

Ju lutemi na kontaktoni dhe do t’ju demonstrojmë funksionet e tij veç e veç.

Mbesim me shpresë që do të jeni klienti ynë i radhës.

Tel: +383 44 733 722
E-mail: [email protected]